Transha e katërt në vlerë prej 34.1 milionë eurosh u është paguar bankave afariste nga linja e kredisë për investime dhe zhvillim të kompanive

06.08.2025

Banka për zhvillim pagoi transhin e katërt në vlerë prej 34.1 milionë eurosh për bankat afariste për 114 projekte të miratuara të kompanive vendase nga linja e kredisë për financimin e investimeve dhe zhvillimin e kompanive private.

Pjesa më e madhe e mjeteve në këtë transh janë të destinuara për financimin e 64 projekteve të kompanive të vogla. Sipas strukturës së veprimtarive, pjesa më e madhe e mjeteve nga kjo transh u pagua për të mbështetur kompanitë që punojnë kryesisht në fushën e prodhimit, në shumën prej 19.9 milionë eurosh.

Struktura sipas llojit të investimit nga kjo transh është: 36% në ndërtim, 36% në pajisje, 25% në burime të ripërtërishme të energjisë dhe 3% investime në mjete transporti. Këto mjetet mbështesin 3 kompani mikro, 64 të vogla, 29 të mesme dhe 18 të mëdha në vend.

Me këtë transh, Banka për zhvillim deri më tani ka paguar gjithsej 159.9 milionë euro për bankat afariste, ose 64% të 250 milionë eurove të planifikuara që synohen për të mbështetur ekonominë përmes linjës së kredisë për investime dhe zhvillim, duke financuar 584 projekte të kompanive vendase.