Faktoringu paraqet shërbim i cili mundëson shitjen e produkteve dhe shërbimeve me pagesë të prolonguar, me çrast një pjesë nga mjetet e cekura në faturë merren menjëherë. Faktoringu kombinon mbrojtje kredituese, regjistër të kërkesave, pagesa të kërkesave dhe financim për kompanitë që shesin produkte dhe shërbime me pagesë të prolonguar më shkurt se 180 ditë. BZHMV-ja i blen faturat dhe bën pagesë të parakohshme në bazë të faturës së dorëzuar në vlerë prej 80%.
Pagesa e parakohshme ofrohet me shkallë të interesit e cila përllogaritet deri në momentin e pagesës së faturës nga ana e blerësit. Si garanci shërben fatura për realizimin e shitjes së produkteve ose shërbimeve midis Shitësit dhe Blerësit, sigurim të kërkesave dhe kambiali.
Çdo faturë që është e dorëzuar për pagesë në bazë të faktorimit, paraprakisht duhet të jetë domosdo e siguruar nga risqe komerciale në BZHMV.