Si arrihet shërbimi i faktoringut?

  • Duhet të plotësohet pyetësor dhe aplikacion për limit të blerësve nga jashtë dhe të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e kërkuar në zyrat e BZHMV-së.
  • Në qoftë se miratohet aplikacioni për faktorim, nënshkruhet dhe vërtetohet Marrëveshje për faktorim (vërtetimi bëhet te noteri).
  • Çdo faturë paraqitet në BZHMV, në bazë të së cilës paguhen mjetet (avansi prej 80% nga vlera e faturës) në llogarinë e klientit/eksportuesit.

Shfrytëzuesit e shërbimit të faktoringut:

  • Shoqëri tregtare të regjistruara në RMV që bëjnë shitje të mallrave dhe shërbimeve jashtë shtetit me pagesë të vazhduar deri më 180 ditë.

Në qoftë se në afat prej 180 ditësh nga arritja e faturës nuk ka pagesë nga blerësit nga jashtë, aktivizohet e drejta për regres (BZHMV-ja e kthen kërkesën e klientit). Për këto 180 ditë përllogaritet interesi i rregullt prej 3,2% vjetore, ndërsa pas aktivizimit të regresit përllogaritet interesi ndëshkues ligjor.


Çmimi i faktoringut:

Çmimi i faktorimit përllogaritet në bazë të avancit të paguar prej 80% nga vlera e faturës dhe përbëhet nga:

 

  • shkalla e interesit e cila është 3,2% në nivel vjetor (interesi përllogaritet në avancin e paguar prej 80% nga vlera e faturës në numër real të ditëve)
  • provizioni për menaxhimin është 0,25% i shumës së paguar të faturës


Kontakt me Sektorin për sigurimin e kredive dhe faktoringu:

Tel: 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 141, 142, 143, 144, 145.