Garancia është një instrument me të cilin garantuesi (Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut) merr përsipër ndaj kreditorit se do të përmbushë detyrimin e vlefshëm dhe të duhur të borxhliut (klientit të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut), nëse borxhliu nuk e bën këtë.
Me ndryshimet në Ligjin për Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 77/21), në Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut u themelua Fondi i garancisë si njësi e veçantë organizative – Fondi i garanci në kuadër të Sektorit për kreditim dhe çështje komisionale. Fondi i garancisë është shtylla e skemës së kredisë-garancisë nëpërmjet së cilës mbështetet sektori privat, duke siguruar një pjesë të kolateralit për kreditë e miratuara nga bankat dhe kursimoret.
Fondi garancisë është themeluar me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 15 milionë euro.
Kornizat e skemës së kredisë-garancisë, kufizimet e Fondit të garancisë, mënyra e financimit, kreditë e pranueshme për garanci, si dhe njoftimi rregullohen nga vetë ligjin.
Nga Fondi i garancisë janë realizuar dy produkte: