Qëllimi i linjës së kredisë:

Mjetet nga kredia miratohen për mbështetjen e drejtpërdrejtë të shoqërive tregtare mikro, të vogla dhe të mesme, tregtarë të vetëm dhe zejtarë që paguajnë taksa mbi të ardhurat reale.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Për mjete qarkulluese për të mbështetur kompanitë e prekura nga kriza e energjisë dhe çmimeve.


Burimet e fondeve:

Mjetet e grumbulluara nga linjat kreditore “Kovid 1”, “Kovid 3” dhe “Kovid 4” në vlerë prej 300.000.000 denarë.


Kredikërkuesit e kualifikuar:

Si shfrytëzues të mundshëm mund të aplikojnë kompanitë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (sipas gjendjes aktuale), TI dhe zejtarët që paguajnë tatimet në të ardhurat reale dhe janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.



Kushtet e linjës së kredisë


Vlera e kredisë individuale e dedikuar për shfrytëzuesit e përfundimtar:

Shuma minimale:  184.500 denarë,

Shuma maksimale:1.845.000 denarë (kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme)

                                  615.000 denarë (TI, zejtarë)

Afati i pagesës dhe grejs-periudha:

afati i shlyerjes nga 18 muaj deri në 36 muaj duke përfshirë periudhën e mospagimit prej 6 muajsh.

Monedha:

denarë

Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar:

2%

Provizioni për udhëheqje:

BZHMV nuk do të paguajë provizion për përpunimin e aplikacioneve për kredi.

Mënyra e pagesës:

Pagesë tremujore

Mënyra e vendosjes së kredisë:

Kredia e miratuar paguhet direkt tek përdoruesi i kredisë sipas udhëzimeve të specifikuara në

Kërkesën për kredi.

Subjektet që kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë kredie:

Shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtim me gjendjen aktuale), tregtrarët individual, zejtarët të cilët paguajnë taksa mbi të ardhurat reale dhe të cilat janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me dispozitat pozitive dhe janë në kryesinë themelore në pronësi private të subjekteve juridike dhe fizike prej së paku 51%. Kredimarrësi mund të kontrollojë klasifikimin e tij sipas madhësisë duke inspektuar statusin e tij aktual.


Kriteret që duhet të plotësojnë kredikërkuesi:

  • Janë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
  • Janë së paku 51% në pronësi private,
  • Nuk kanë pagesa të pashlyera ndaj shtetit të dëshmuar me vërtetim nga DAP jo më të vjetër se 01.01.2022,
  • Nuk janë në procedurë falimentimi ose likuidimi,
  • Kanë parashtruar llogari vjetore në Regjistrin qendror për vitin 2021, pavarësisht nga muajt e punës,
  • Kanë të regjistruar pronarë të vërtetë në Regjistrin për pronarë të vërtetë në kuadër të Regjistrit qendror të RMV nëse është tatimpagues (Gjendja aktuale për pronarin e vërtetë, vërtetim për pronarin e vërtetë),
  • Në pajtim me raportet financiare për vitin e fundit fiskal kanë kryesi dhe rezerva (të cekur në bilancin e gjendjes në paragrafin AOP 65), jo më pak se 30% nga shuma e kredisë së kërkuar (ky kriter nuk zbatohet tek zejtarët dhe NT),
  • Sipas të dhënave nga regjistrit të kredisë të BPRMV me gjendjen prej 30.06.2022, atë janë në kualifikim më të mirë ose të barabartë me B (bëhet llogaritja e rrezikut mesatar) ose të cilat nuk kanë ekspozim kreditor. Përjashtim është nëse ekspozimi i përgjithshëm i kredisë së bankave ndaj klientit të caktuar është më e vogël se 10.000 denarë,
  • Në momentin e parashtrimit të aplikacionit për kredi nuk kanë obligime të papaguara në shumë më të madhe se 10.000 denarë, si shfrytëzues të "Kovid 1", "Kovid 2", “Kovid 3” dhe “Kovid 4” të linjës kreditore.
  • Nuk janë përfitues të kredisë nga linja e kredisë pa interes për kapital qarkullues për kompanitë e prekura nga kriza energjetike dhe ekonomike (Kriza EE) direkt përmes BZHMV;
  • Rezultati financiar neto i shprehur në pasqyrën e të ardhurave të AOP 255 në shumë jo më të madhe se 3.000.000 denarë ose rezultati neto financiar i shprehur në pasqyrën e të ardhurave të PAP 256 (ky kriter nuk vlen për TI dhe zejtarët).
  • Në vitin 2022, duhet të ketë më shumë se 100% rritje të kostove për energjinë në krahasim me vitin 2021, për të cilën, për krahasim, të dorëzohet një kopje e një faturë energjie të lëshuar në periudhën janar-shtator 2022 me një kopje të faturës përkatëse të energjisë të lëshuar në periudhën janar - shtator 2021 (krahasohen faturat me të njëjtin muaj lëshimi dhe për të njëjtën energji),
  • Në kërkesën për kredi ka dhënë një Deklaratë të Efiçiencës së Energjisë në të cilën thuhet se në proceset e biznesit, si dhe në proceset për realizimin e blerjeve apo investimeve të ardhshme gjatë shlyerjes së kredisë, kredikërkuesi do të kujdeset për arritjen e efikasitetit më të madh të energjisë dhe do të arrijë të paktën 10% kursime në konsumin e energjisë.

Kriteret për të vendosur për ndarjen e fondeve:

  • Kredishfrytëzues i kualifikuar i cili përmbushë kriteret për miratimin e kredisë sipas parimit "I PARI I ARDHUR, I PARI I SHËRBYER".
  • Kërkesat e kredive përpunohen në mënyrë kronologjike siç vijnë në e-mail:eckriza@mbdp.com.mk.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kërkesa për kredi
  • Aplikim për regjistrim të klientit
  • Deklaratë për lidhje me subjekt të tjera juridike/fizike
  • Deklaratë për pronësi ekzistuese të bartësit të funksionit publik
  • Deklaratë për kontroll të ekspozimit të kredisë
  • ZP formular (formular për nënshkrim të vërtetuar)
  • Dëshmi se nuk ka pagesa të pashlyera të tatimeve dhe kontributeve ndaj shtetit Certifikatë nga DAP (jo më të vjetër se 01.01.2022),
  • Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj (nga Regjistri qendror i RMV),
  • Statusi aktual për pronarin real jo më i vjetër se 6 muaj (nëse aplikanti i kredisë nuk e dorëzon dokumentin, ai sigurohet nga BZHMV sipas detyrës zyrtare)
  • Llogaria vjetore përfundimtare (31.12.2021) (nga Regjistri qendror i RMV),
  • Dëshmi se nuk është hapur procedurë falimentimi, gjegjësisht likuidimi –Vërtetim për falimentim dhe Vërtetim për likuidim (nga Regjistri qendror i RMV) jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopje të një fature për energjetikë të dhënë në periudhën janar-shtator 2022 dhe kopje të faturës përkatëse të energjetikës të dhënë në periudhën janar-shtator 2021 (parashtrohen fatura të muajit të njëjtë për dhënie të energjisë së njëjtë)

Mënyra e realizimit të linjës së kredisë:

Për linjën e kreditit, Thirrja publike nr. 1 më datën 19.12.2022.

Aplikacionet për kredi në lidhje me thirrjen publike parashtrohen në afat prej 15 ditëve, me fillim prej 26 dhjetor 2022 nga ora 09:00 dhe përfundon më 09 janar 2023 në ora 09:00.

 

Përpunimi i aplikacioneve të arritura të kredive fillon me përfundimin e thirrjes publike.

Dokumentet të cilat parashtrohen në konkursin publik janë të pakthyeshme.

Aplikacionet joadekuate të kredive të kredishfrytëzuesve jo të kualifikuar nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet e pakompletuara të kredive nuk do të shqyrtohen deri sa të plotësohen.

Dokumentet e arritura pa Aplikacion për kredi (formular në ueb faqen e bankës) nuk do të përpunohen derisa nuk parashtrohet Aplikacion për kredi.

Banka nuk bart kurrfarë shpenzime që dalin me përgatitjen, përpilimin dhe parashtrimin e aplikacioneve për kredi, ashtu që pjesëmarrësi i thirrjes publike nuk ka të drejtë në kompensim të çfarëdo shpenzime në bazë të pjesëmarrjes në këtë thirrje publike.

 

Banka do t`i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve iu është miratuar kredia në bazë të Aplikimit për kredi, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.

Banka do t'i njoftojë aplikuesit e kredisë të cilëve u janë refuzuar aplikimet, me shkakun e refuzimit, në adresën elektronike të theksuar në Gjendjen aktuale të subjektit.

Banka nuk do të njoftojë në mënyrë individuale aplikuesit e kredisë aplikacionet e të cilëve të kredive janë arritur pas harxhimit të mjeteve.

Për harxhimin e mjeteve në lidhje me Thirrjen publike të publikuar, Banka do të njoftojë përmes ueb faqes së saj.

 

Të gjitha informacionet dhe formularët që kanë të bëjnë me thirrjen publike, mund të gjenden në ueb faqen e bankës www.mbdp.com.mk


Kontakt me Sektorin për kreditim dhe punë komisioni:

Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 ext. 121, 122, 123, 124, 125, 126, 127.