Qëllimi i linjës së kredisë:

Përmirësim dhe zhvillim të aftësive prodhuese te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme veprimtaria themelore e të cilave është prodhimtaria, përpunimi i produkteve bujqësore ose eksport të produkteve bujqësore dhe përpunime të tyre. Me këtë do të përmirësohej kapaciteti i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për shfaqjen e tyre në tregun e brendshëm dhe tregjet e jashtme dhe do të rriteshin investimet, punësia dhe konkurrenca në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Furnizim të mjeteve themelore dhe qarkulluese edhe atë për:

  • pajisje për përpunimin e produkteve bujqësore;
  • ndërtim të objekteve të reja dhe blerje ose rindërtim të objekteve ekzistuese prodhuese me qëllim të përpunimit dhe magazinimit të produkteve bujqësore;
  • blerje të produkteve bujqësore për përpunim (të paktën 70% e lëndës së parë bazë për përpunim duhet të jetë nga prodhimi vendas);
  • prokurim të të gjitha llojeve të komponentëve për prodhimin e ushqimit të kafshëve;
  • prokurim të komponentëve me origjinë jobujqësore në funksion të produktit final (maksimumi 30% e investimit);
  • ambalazhim dhe etiketim.

Mjetet do të aprovohen për përmirësim dhe zhvillim të aftësive të tyre prodhuese, për shfaqje në tregun e brendshëm dhe tregjet e jashtme, rritjen e investimeve, për rritjen e punësimit, për investim fillestar produktiv dhe për rritjen e konkurrencës.


Burimet e fondeve:

Fonde të kompensonit.


Kredikërkuesit e kualifikuar:

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (në përputhje me Ligjin për ndihmë shtetërore) që kryejnë prodhimtari të produkteve bujqësore (të regjistruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – MBPEU).



Kushtet e linjës së kredisë


Vlera e proektit:

Maksimum deri në 30.750.000 denarë

Afate:
  • Për mjete themelore: deri 120 muaj me grejs-periudhë të përfshirë deri më 24 muaj.
  • Për mjete qarkulluese: deri 24 muaj me grejs-periudhë të përfshirë deri më 12 muaj.
Monedha:

Pagesa e kredisë, përllogaritja e kamatës dhe pagesa e detyrimeve të arritura bëhet në denarë.

Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar:

1% normë fikse e kamatës vjetore

Shfrytëzues të fundit dhe kriteret që duhet të plotësohen:

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (në përputhje me Ligjin për ndihmë shtetërore) që kryejnë përpunimin e produkteve bujqësore (të regjistruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – MBPEU).

 

Kriteret që duhet të plotësohen:

  • Pjesëmarrje personale prej minimum 10% nga investimi i përgjithshëm (e njëjta nuk është e domosdoshme të jetë në njësi parash, gjegjësisht mundet të jetë edhe në mjete);
  • Shkalla e likuiditetit aktual minimum 0,5;
  • Shkalla e aftësisë për servisimin e borxhit minimum 0,3;
  • Rezultat pozitiv financiar në vitin e fundit fiskal;
  • Të mos ketë detyrime të arritura të papaguara ndaj shtetit (tatime, kontribute etj.);
  • Në përputhje me regjistrin kreditor të BPRMV-së, klasifikim më të mirë ose të njëjtë me “B”

 

Gjatë kontrollit të përmbushjes së kritereve dhe klasifikimit, ekspozimi dhe bilancet e subjekteve të lidhura nuk merren parasysh.

 

Kredishfrytëzuesit dhe personat e lidhur me të, të listuara në deklaratën për personat e lidhur, mund të përdorin vetëm një nga kreditë nga 3 produktet nga "Kreditë për Agro-sektorin-FK" deri në shumën maksimale të parashikuar të kredisë.

 

Me përjashtim kredikërkues mund të jenë:

  • Ndërmarrje të reja të themeluara themelues të të cilave janë persona juridikë me rezultat pozitiv financiar në vitin e fundit fiskal;
  • Ndërmarrje të cilat në vitin e fundit fiskal kanë realizuar rezultat negativ financiar, në qoftë se sigurojnë garanci bankare për kredinë e aprovuar.
Shfrytëzimi i mjeteve nga kredia:

Mjetet nga kredia e aprovuar transferohen me kërkesë nga shfrytëzuesi në llogarinë e tij dhe të njëjtat shfrytëzohen vetëm për atë për çka janë aprovuar në afat prej 90 ditësh nga dita e pranimit të mjeteve.
Për shfrytëzimin e dedikuar të mjeteve, shfrytëzuesi dorëzon fatura dhe pasqyra bankare në bankë në afat prej tetë ditësh nga dita e pagesës.

Rifinancim

Lëndë e kreditimit mund të jenë edhe furnizime që janë realizuar deri në 180 ditë para dorëzimit të kërkesës për kredi nga ana e kredikërkuesit në bankë.
Si dëshmi për shfrytëzimin adekuat të mjeteve, kredikërkuesi së bashku me dokumentacionin, në mënyrë plotësuese e dorëzon edhe dokumentacionin e plotë për furnizimet e kryera (fatura, kontrata për shitblerje, urdhëresa bankare, certifikatë dhe dokumentacion tjetër).

Sigurim nga shfrytëzuesit e fundit:

Si sigurim të marrëveshjes së kredisë në vlerë prej 6.100.000 denarë është e nevojshme kredikërkuesi të bashkëngjisë:

  • hipotekë të rendit të parë minimum në madhësi prej 1:1,00 në raport me vlerën e aprovuar të kredisë dhe kamatës së përllogaritur të kontraktuar dhe një kambial të vërtetuar nga pronari / të gjithë pronarët e kredikërkuesit me një deklaratë kambiale për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve pas kambialit në formën e një akti noterial me një klauzolë ekzekutive, ose
  • garanci bankare në masën e kredisë së miratuar.

 

Si sigurim të marrëveshjes së kredisë në vlerë prej 6.100.000 denarë është e nevojshme kredikërkuesi të bashkëngjisë:

  • Hipotekë të rendit të parë minimum në madhësi prej 1:1,00 në raport me vlerën e aprovuar të kredisë dhe kamatës së përllogaritur të kontraktuar dhe një kambial të vërtetuar nga pronari / të gjithë pronarët e kredikërkuesit me një deklaratë kambiale për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve pas kambialit në formën e një akti noterial me një klauzolë ekzekutive, ose
  • garanci bankare ne masën e kredisë së miratuar.

 

Vlerësimi i pasurisë së lënë për siguri me hipotekë kryhet vetëm gjatë vendosjes së kolateralit nga një vlerësues i autorizuar në përputhje me legjislacionin pozitiv.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

I gjithë dokumentacioni për kredinë dorëzohet në BZHMV (në hapësirat e bankës, në mënyrë elektronike ose nëpërmjet postës së rekomanduar,):

 

1.Kërkesë për kredi (formularë i BZHMV-së);
2. Aplikacion për identifikim të klientit-personit juridik (formularë i BZHMV-së);
3a. Gjendje aktuale (jo më të vjetër se 3 muaj, nga RQMV-së);
3b.Gjendja aktuale për pronarin e vërtet (jo më të vjetër se 6 muaj, nga RQMV-së);
4. Dëshmi se nuk ka detyrime të arritura të papaguara ndaj shtetit (Vërtetim nga DHP-ja);
5. Vendim për regjistrim në regjistrat përkatës të blerësve të produkteve bujqësore në MBPSH;
6. Plan të biznesit ose program investues;
7. NR formularë (formularë për nënshkrues në emër të firmës, kopje) dhe karton nënshkrues (kopje);
8. Dokumentacion për ofertën e sigurimit të kredisë (në qoftë se sigurimi është hipotekë – kopje nga lista e pronës, në qoftë se sigurimi është garanci bankare – banka afariste e cila do ta japë garancinë);
9. Bilanci i gjendjes dhe bilancin e suksesit (kopje) më së paku viti i fundit fiskal;
10. Raport të revizionit (për shoqëri tregtare që janë të obliguara të përgatisin);
11. Librin e aksionerëve dhe librin e pjesëmarrësve në firmë;
12. Deklarata e lidhjes me persona të tjerë juridikë/individë (formular i BZHMV-së);
13. Dokumentacion për furnizimet e planifikuara me mjetet nga kredia;
14. Deklaratë për ekzistimin e cilësisë së bartësit të funksionit publik të klientit (formular i BZHMV-së).


Formularë për aplikim:

  • Kërkesa për kredi
  • Aplikacion për regjistrim të klientit-personit juridik
  • Deklarata e lidhjes me persona të tjerë juridikë/individë
  • Deklaratë për bartës të funksionit publik

Kontakt me Sektorin për kreditim dhe punë komisioni:

 Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 122, 125.