Përmirësimi dhe zhvillimi i aftësive prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, aktiviteti kryesor i të cilave është prodhimi, përpunimi i produkteve bujqësore ose eksporti i produkteve bujqësore dhe përpunimi i tyre. Kjo do të përmirësonte kapacitetin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për të vepruar në tregjet e brendshme dhe të jashtme dhe do të rriste investimet, punësimin dhe konkurrencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Furnizim të mjeteve themelore dhe qarkulluese edhe atë për:
Mjetet do të aprovohen për përmirësim dhe zhvillim të aftësive të tyre prodhuese, për shfaqje në tregun e brendshëm dhe tregjet e jashtme, rritjen e investimeve, për rritjen e punësimit, për investim fillestar produktiv dhe për rritjen e konkurrencës.
Fondet e kompensimeve
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (në pajtueshmëri me Ligjin për ndihmë shtetërore) që kryejnë eksport të produkteve primare bujqësore dhe përpunimin e tyre (të regjistruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – MBPEU).
Vlera e proektit: |
Maksimum deri 30.750.000 denarë |
Afate: |
|
Monedha: |
Pagesa e kredisë, përllogaritja e kamatës dhe pagesa e detyrimeve të arritura bëhet në denarë. |
Norma e interesit për përdoruesin përfundimtar: |
1% normë fikse e kamatës vjetore |
Shfrytëzues të fundit dhe kriteret që duhet të plotësohen: |
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (në përputhje me Ligjin për ndihmë shtetërore) që kryejnë eksport të produkteve bujqësore dhe përpunime të tyre (të regjistruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – MBPEU).
Kriteret që duhet të plotësohen:
Gjatë kontrollit të përmbushjes së kritereve dhe klasifikimit, ekspozimi dhe bilancet e subjekteve të lidhura nuk merren parasysh.
Kredishfrytëzuesit dhe personat e lidhur me të, të listuara në deklaratën për personat e lidhur, mund të përdorin vetëm një nga kreditë nga 3 produktet nga "Kreditë për Agro-sektorin-FK" deri në shumën maksimale të parashikuar të kredisë.
Si përjashtim, kredikërkues mund të jenë:
|
Shfrytëzimi i mjeteve nga kredia: |
Mjetet nga kredia e aprovuar transferohen me kërkesë nga shfrytëzuesi në llogarinë e tij dhe të njëjtat shfrytëzohen vetëm për atë për çka janë aprovuar në afat prej 90 ditësh nga dita e pranimit të mjeteve. |
Rifinancim |
Lëndë e kreditimit mund të jenë edhe furnizime që janë realizuar deri në 180 ditë para dorëzimit të kërkesës për kredi nga ana e kredikërkuesit deri te banka. |
Sigurim nga shfrytëzuesit e fundit: |
Si sigurim i marrëveshjes së kredisë në vlerë prej 6.100.000 denarë është e nevojshme kredikërkuesi të bashkëngjisë:
Si sigurim i marrëveshjes së kredisë në vlerë prej 6.100.000 denarë është e nevojshme kredikërkuesi të bashkëngjisë:
Vlerësimi i pasurisë së lënë për siguri me hipotekë kryhet vetëm gjatë vendosjes së kolateralit nga një vlerësues i autorizuar në përputhje me legjislacionin pozitiv. |
I gjithë dokumentacioni për kredinë dorëzohet në BZHMV (në hapësirat e bankës, në mënyrë elektronike ose nëpërmjet postës së rekomanduar,)
1.Kërkesë për kredi (formularë i BZHMV-së);
2. Aplikacion për identifikim të klientit-personit juridik (formularë i BZHMV-së);
3a.Gjendje aktuale (jo më të vjetër se 3 muaj, nga RQMV-ja);
3b.Gjendja aktuale për pronarin e vërtet (jo më të vjetër se 6 muaj, nga RQMV-ja);
4. Dëshmi se nuk ka detyrime të arritura të papaguara ndaj shtetit (Vërtetim nga DHP-ja);
5. Vendim për regjistrim në regjistrat përkatës të blerësve të produkteve bujqësore në MBPSH;
6. Plan të biznesit ose program investues;
7. NR formularë (formularë për nënshkrues në emër të firmës, kopje) dhe karton nënshkrues (kopje);
8. Dokumentacion për ofertën e sigurimit të kredisë (në qoftë se sigurimi është hipotekë – kopje nga lista e pronës, në qoftë se sigurimi është garanci bankare – banka afariste e cila do ta japë garancinë);
9. Bilanci i gjendjes dhe bilancin e suksesit (kopje) më së paku viti i fundit fiskal;
10. Raport të revizionit (për shoqëri tregtare që janë të obliguara të përgatisin);
11. Librin e aksionerëve dhe librin e pjesëmarrësve në firmë;
12. Deklarata e lidhjes me persona të tjerë juridikë/individë (formular i BZHMV-së);
13. Dokumentacion për furnizimet e planifikuara me mjetet nga kredia;
14. Deklaratë për ekzistimin e cilësisë së bartësit të funksionit publik të klientit (formular i BZHMV-së).
Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 122, 125.
e-mail: kreditiranje@mbdp.com.mk