Qëllimi i linjës së kredisë:

Përmirësimi i qasjes së prodhuesve individualë bujqësorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, aktiviteti kryesor i të cilëve është prodhimi bujqësor primar dhe aplikantëve për mjete nga programi IPARD, që do të kenë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe punësimit më të madh.


Qëllimi i linjës së kredisë:

Për të gjitha nënsektorët në prodhimtarinë primare bujqësore (bujqësi përgatitore të tokës, pemëtari, vreshtari, prodhimtari të farës për mbjellje dhe materialit për rasat, blegtori, kultivim dhe përzgjedhje të kafshëve racorë etj.) për furnizim të:

  • mjeteve themelore (mekanizim bujqësor, pajisje, objekte në funksion të prodhimtarisë primare bujqësore, tokë bujqësore, kope themelore, të mbjella afatgjate, etj.)
  • mjete qarkulluese (materiale për farë, ushqim për kafshë, plehra, mjete mbrojtëse, etj.)
  • shërbime për implementimin e standardeve dhe shenjave në prodhimtarinë primare bujqësore
  • investime të përkrahura nga programi IPARD (masa 101)

 


Burimet e fondeve:

Fondi ndërkombëtar për zhvillim e bujqësisë (IFAD – International fund for agricultural development).


Kredikërkuesit e kualifikuar:

  • Pronarët e ekonomive bujqësore që kanë paraqitur kërkesë për regjistrim në Regjistrin e unifikuar të ekonomive bujqësore;
  • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që merren me prodhimin primar bujqësor, përpunimin e produkteve bujqësore dhe eksportin e produkteve primare bujqësore dhe përpunimin e tyre;
  • Bartësit e ekonomive bujqësore dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që kanë lidhur Marrëveshje për mbështetjen financiare me Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për shfrytëzimin e mbështetjes financiare nga programi IPARD 2007-2013.


Kushtet e linjës së kredisë:


Vlera e kredisë individuale e dedikuar për shfrytëzuesit e përfundimtar:

deri në 100,000 euro për kredikërkuesit

Norma vjetore e interesit për përdoruesit përfundimtar:
  • 4% për kreditë e dhëna nëpërmjet bankave tregtare të përfshira;
  • 6% për kreditë e dhëna nëpërmjet bankave të kursimeve pjesëmarrëse.
Kushtet e tjera të kredisë:

Kushtet e tjera të kredisë (dokumentacioni i kërkuar, afati i shlyerjes, periudha e mospagimit, siguria) përcaktohen nga çdo institucion financiar individualisht, sipas politikës së tij të kredisë dhe në varësi të llojit dhe qëllimit të investimit, shumës së kredisë, kushteve të prodhimit etj.

*) Për kreditë që janë për financimin e investimeve të mbështetura nga programi IPARD 2007-2013 (masa 101), kufiri është sipas shumës së vlerës totale të pranueshme të investimit të përcaktuar në Marrëveshjen për mbështetjen financiare të lidhur me Agjencinë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Agjencinë për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kontakt me Sektorin për kreditim dhe punë komisioni:

Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 121, 124, 127.


Bankat pjesëmarrëse ku mund të paraqitet një kërkesë

TTK BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3236-456
centrali: 02/3236-400
ttk@ttk.com.mk
https://www.ttk.com.mk

KOMERCIJALNA BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/3168-504
centrali: 02/3168-168
contact@kb.com.mk
https://kb.com.mk

NLB BANKA SHA SHKUP

kreditim: 02/510-638
centrali: 02/15-600
info@nlb.mk
https://nlb.mk/

PROKREDIT BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3219-927
centrali: 02/3219-900
info@procreditbank.com.mk
https://www.pcb.mk

UNI BANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3286-025
centrali: 02/3286-100
info@unibank.com.mk
https://www.unibank.mk

KURSIMORJA FULM SHPK SHKUP

kreditim: 02/3115-244
centrali: 02/3217-912
info@fulm.com.mk
https://www.fulm.com.mk/

HALKBANK SHA SHKUP

kreditim: 02/3240-844
centrali: 02/3240-800
info@halkbank.mk
https://www.halkbank.mk