11.09.2018 – Sot në Qeverinë e RM-së u nënshkrua marrëveshje për kredi midis BEI dhe BMPZH në vlerë prej 100 milion euro të dedikuara për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të proekteve me prioritet. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fillohet me realizim të fazës së pestë nga BEI linjës për kredi. Kjo marrëveshje e re financiare e vërteton bashkëpunimin e deritanishëm intenziv dhe të suksesshëm midis BEI dhe BMPZH për zbatimin e programeve kredituese për përkrahjen e NVM dhe proekteve me prioritet të filluar në vitin 2009 kur edhe u nënshkrua marrëveshja e parë për kredi. Prej atëherë, e deri më sot, BMPZH dhe BEI nënshkruan katër marrëveshje financiare për realizimin e kredive në vlerë të përgjithshme prej 350.000.000 EURO. Linja për kredi do të realizohet nëpërmjet njëmbëdhjetë bankave afariste.



Pas nënshkrimit ministri për financa Dragan Tevdovski, nënkryetari i BEI, Endru MekDauel dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Bankës së Maqedonisë për përkrahjen e zhvillimit, Dragan Martinovski, e vizituan qendrën prodhuese-logjistike të Pekabesko, kompania e cila ka shfrytëzuar mjete nga linja për kredi BEI 1.
