Mbështetje për kompanitë nga sektorët më të prekur nga pandemia kovid-19 (turizëm, zejtari, hoteleri, transport, industria e organizimit të evenimenteve, etj.)
Mbështetje financiare dhe mbështetje e likuiditetit për kompanitë e prekura nga pandemia kovid-19.
Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kompanitë që janë shfrytëzues të linjës së kredisë pa interes Kovid 4.
Të gjitha kompanitë që do të miratohen të përdorin kredi pa interes nga Kovid 4, fitojnë të drejtën për të paraqitur kërkesë për përdorimin e komponentit të grantit (shlyerja e borxhit në një shumë totale deri në 50% të shumës së kredisë), nëse: |
- Ka shlyer të paktën 40% të detyrimeve në bazë të kredisë dhe |
- Nuk ka asnjë vonesë të regjistruar në shërbimin e detyrimeve në bazë të kësaj kredie më shumë se 30 ditë dhe nuk ka bërë shlyerje të parakohshme të kredisë. |
- Për të përdorur komponentin grant, kredishfrytëzuesi duhet të paraqesë një kërkesë për lehtësimin e borxhit në BZHMV. |
Kategoria 1
|
Numri i të punësuarve në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020 është rritur minimum 5.0% (të gjithë përdorni të dhënat nga formulari MPIN për dhjetor 2021 dhe 2020, kur dorëzoni kërkesa për grant) ku kredishfrytëzuesi ka të drejtë të kërkojë një grant prej 20%. |
Kategoria 2
|
Të ardhurat totale për vitin 2021 janë rritur minimum 10.0% krahasuar me të ardhurat totale në 2020 (përdoren të dhënat nga bilanci i suksesit për vitin 2021 dhe 2020, AOP 201), ku kredishfrytëzuesi ka të drejtë të kërkojë grant prej 30%. |
Kategoria 3
|
Për kredishfrytëzuesit që i plotësojnë edhe Kategorisë 1 dhe Kategorisë 2 (të dorëzojë të gjitha dokumentet dhe të zbatojë procedurat e përcaktuara në Kategorinë 1 dhe Kategoria 2 së bashku) ka të drejtë të kërkojë një grant prej 50%. |
Tel. 02/3115-844, 02/3114-840 lok. 121, 124, 127.
e-mail: kreditiranje@mbdp.com.mk